Hakerat e Rusisë, Kinës dhe Iranit po përpiqen të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2020, thotë Microsoft.
Grupi rus i cili “pushtoi” fushatën demokratike 2016 është përsëri i përfshirë në sulme kibernetike, tha kompania e teknologjisë.
Microsoft tha se ishte “e qartë se grupet e aktiviteteve të huaja kanë shtuar përpjekjet e tyre” që synojnë zgjedhjet.
N ë shënjestër janë fushatat e Presidentit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.
Hakerat rusë nga grupi Strontium kanë synuar më shumë se 200 organizata, shumë prej të cilave janë të lidhura me partitë politike të SHBA, si republikanët ashtu edhe demokratët, tha Microsoft në një deklaratë.
Microsoft shtoi se hakerat kinezë kishin filluar sulme që synonin individë të lidhur me fushatën e Biden, ndërsa hakerat iranianë kanë vazhduar përpjekjet që kishin në shënjestër njerëzit e lidhur me fushatën Trump.
Shumica e sulmeve kibernetike nuk ishin të suksesshme, sipas Microsoft. g.v/abcnews.al