Gjuriç: S’ka marrëveshje pa Asociacion

schedule22:35 - 10 Shtator, 2020

schedule 22:35 - 10 Shtator, 2020

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriç ka theksuar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje përderisa Kosova nuk e përmbush në tërësi marrëveshjen rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjuriç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se Prishtina do ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Beogradin.

Çfarëdo kushtëzimi i asaj për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel ia humb kuptimin tërë procesit negociator dhe na largon prej çfarëdo marrëveshjeje të re”, ka thënë ai.

Ai për më tepër ka vazhduar akuzat e rënda ndaj kryeministrit Hoti, duke thënë se ai duhet menjëherë ta ndalë fushatën e gënjeshtrave rreth përmbajtjes së bisedimeve, pasi që rrena e përsëritur qindra herë nuk mund ta ndërrojë faktin se Kosova e vetëshpallur nuk është shtet./abcnews.al