Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen “Qamil Guranjaku” në Elbasan.
Abcnews.al mëson se 4 persona janë plagosur gjatë një përleshjeje me sende të forta në ambientet e lokalit.
Dyshohet se shkaqet e sherrit janë banale, ndërsa nuk ka ende informacion në lidhje me identitetin e personave të përfshirë.
Të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si duar, bark apo fytyrë.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.