Ëndrra e realizuar, biseda me Gattuson, Ibra dhe tifozët: Rrëfehet milanisti Tonali

schedule14:39 - 10 Shtator, 2020

schedule 14:39 - 10 Shtator, 2020

Sandro Tonali është goditja e madhe e Milanit në merkato. Një përforcim fantastik për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës së kuqezinjve. 20-vjeçari është një tifoz i thekur i kuqezinjve dhe ndihet i lumtur për këtë transferim.

Në një prononcim për Milan TV, Tonali rrëfen se plotësoi ëndrrën e madhe, teksa zbulon detaje nga biseda me Gennaro Gattuson, i cili mbante fanellën me numër 8 kur ishte pjesë e ekipit të famshëm italian.

Ëndrra ime u bë realitet. Ardhja te Milani është një ëndërr që e kanë shumë fëmijë. Zgjodha fanellën me numër 8, prej faktit që jam mesfushor dhe ka rëndësi të madhe për këtë repart të kuqezinjve.

E ka mbajtur veshur një Gattuso, një lojtar që ka shkruar historinë me këtë klub. E telefonova për t’i marrë leje dhe ai më tha që nuk kisha nevojë farë për ta pyetur. Më tha ta vishja numrin 8 dhe t’i shkatërroja të gjithë kundërshtarët.

Maldini? Paolon e admiroj që kur isha i vogël dhe shpresoja që një ditë do të bëja një foto me të. Tani e gjej veten duke punuar së bashku. Është ndjesi fantastike të punosh përkrah një kampioni kaq të madh.

Skuadra? Jemi një grup me moshë të re, por ky Milan ka treguar se është një skuadër e madhe. Do të jetë kënaqësi e madhe të luaj me Ibrahimovic. Do e kem të lehtë t’i dhuroj asiste një lojtari që nuk gabon kurrë.

Kam biseduar me Donnarummën, Calabrian dhe Romagnolin, të cilët i kam miq. Kaloj mirë me ta në kombëtare dhe më kanë dhënë shumë këshilla rreth aventurës time të re këtu. Tifozët? Së bashku mund të bëjmë gjithçka. Ky Milan mund të realizojë edhe gjëra të pamundura“, përfundon talenti italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!