Pandemia rrit papunësinë në tremujorin e 2 ,INSTAT: Në muajin prill-qershor arriti në 11,9%

schedule14:41 - 10 Shtator, 2020

schedule 14:41 - 10 Shtator, 2020

Papunësia ka njohur rritje gjatë periudhës  prill –maj-qershor 2020.

Sipas raportit të INSTAT në tremujorin e dytë rezulton se niveli i papunësisë ka arritur në 11,9 %  duke pësuar një rritje  të lehtë prej 0.4%  pavarësisht se ekonomia pothuajse u bllokua.

Shpërndarja e pagave të  luftës duket se ka dhënë një efekt në paraqitjen pozitive të treguesve të papunësisë.

Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim në shifra rezulton që në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka 46 mijë  persona janë larguar nga puna.

Ndërkohë që përsa i përket sektorëve shërbimet,industria dhe bujqësia rezultojnë të jenë më të prekurat.

Shqetësues mbetet fakti që shkalla e papunësisë te të rinjtë është zgjeruar edhe më shumë duke arritur në 21,4 %.

Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i mbylljes së bizneseve për shkak të masave të marra ndaj frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë përsa i përket gjinisë më të prekur rezultojnë burrat pasi krahasuar me të njëjtin tremujor të
vitit 2019, shkalla e punësimit për burrat është ulur me 2,2 pikë përqindje dhe për gratë u ul me 1,4 pikë.

Ndërkohë përsa i përket sektorëve ritmi i punësimit ka pësuar rënien më të madhe në sektorin e shërbimeve,industrisë dhe bujqësisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!