Ideja se gratë me flokë të gjatë konsiderohen më tërheqëse në sytë e burrave është mbështetur për shumë vite nga psikologjia por dhe nga kultura të ndryshme. Sidoqoftë, një studim sugjeron të kundërtën e kësaj që është besuar.
Gratë me flokë të gjatë shihen si “të shëndetshme” dhe “inteligjente”, ndërsa ato me flokë të shkurtër si “të kujdesshme” dhe “femërore”. Bright Side rendit disa arsye pse gratë me flokë të shkurtër janë më tërheqëse në syrin e burrave, shkruan abcnews.al.
Flokët e shkurtër marrin më shumë vëmendje.
Flokët e shkurtër bien më shumë në sy, prandaj burrat kanë tendencë t’i vërejnë gjithmonë ato. Sipas tyre, flokët e shkurtër nuk janë aq të zakonshëm sa flokët e gjata, gjë që e bën një grua të veçantë.
Mund të shohin më mirë fytyrën dhe qafën tuaj.
Në shumë sfilata, modelet i mbajnë flokët mbrapa dhe përpiqen të nxjerrin në pah fytyrat e tyre sa më shumë të jetë e mundur. Kjo sepse flokët mund të fshehin tiparet femërore. Meshkujt duket se pajtohen me këtë ide, duke thënë se fytyra dhe qafa janë cilësi mjaft tërheqëse për ta, dhe prerjet e shkurtra të flokëve lejojnë që bukuria femërore të vihet në pah.
Gratë me flokë të shkurtër kërkojnë më pak mirëmbajtje.
Mendoni se sa kohë duhet për t’i modeluar flokët e gjatë. Meshkujt e urrejnë kur gratë vonohen duke u përgatitur, prandaj dhe preferojnë ato me flokë të shkurtra.
Flokë të shkurtër tregojnë besim.
Jo çdo grua është e gatshme të eksperimentojë me prerje të shkurtra të flokëve. Duhen guxim dhe më e rëndësishmja, besim. Burrat tërhiqen nga gratë me vetëvlerësim të lartë dhe flokët e shkurtër e tregojnë këtë fakt.
Shpesh do të thotë që një grua kujdeset për pamjen e saj.
Një model i shkurtër i flokëve nuk ndodh rastësisht. Nëse një grua zgjedh një prerje të tillë, kjo do të thotë që ajo po kujdeset mirë për veten e saj. Kjo është shumë e rëndësishme për burrat, pasi iu tregon atyre se një grua është e interesuar të kujdeset për pamjen e saj të jashtme. xh.d/abcnews.al