Nga Erblina Mile
Bizneset shqiptare vijojnë që të mbyllin aktivitetin për shkak të pasojave të rënda të pandemsië. Ekspertët imobiliarë tregojnë se që prej një dekade nuk ka ndodhur ndonjëherë që tregu i dhënies me qira për biznese të “ngrinte” në këto nivele.
Ilda Rusi eksperte në tregun imobiliar tregon se tashmë bizneset kanë liruar ambjentet dhe ky fenomen është i përhapur edhe në zonat më të preferuara në Tiranë.
“Kemi edhe pjesën e komercialeve që të jemi të sinqertë për hir të tërmetit dhe më shumë për Covid shumë ambiente janë të dhëna me qira. Shpesh me kolegët ne shikojmë shumë ambiente që kanë tabelat jepen me qira”, është shprehur Rusi.
Sipas konsulentit Albens Sina lirimi i ambjenteve me qira nga bizneset tregon një situatë shumë të rënduar dhe nuk ka shenja përmirësimi.
“Nuk mbaj mend si këtë vit që të lirohen shumë ambiente. Siç ka ndodhur në rrugën Myslym Shyr që sa lirohej njëri jepej me qira direkt pa pasur nevojë për tabele, por këtë vit shikohen ambiente me tabela, kjo situatë nuk dihet kur mund të marrë fund”, ka thënë Sina.
Rifillimi i universiteteve ka rigjallëruar kërkesën për apratmente me qira.Ilda Rusi thekson se mbizotëron kërkesa nga studentet sidomos për apartamente ekonomike.
Sinkkk Qiraja ka një kërkesë konstante, ajo që ndodhi pas tërmetit, në Durrës dhe në Vlorë pati një tendencë në rritje të kërkesës së qirasë dhe të çmimeve ndërsa pas pandemisë kemi një ulje të çmimeve dhe në këtë periudhe kemi një kërkesë të shtuar nga studentët për të marrë apartamente me qira.
Ndërkohë që tendenca për apartamentet e mëdha ka rënë edhe çmimet me të cilat ato jepen me qira kanë pësuar një ulje të lehtë.
“Gjithmonë kërkesë të madhe ka për apartamente të vegjël, që nuk kanë ulje çmimi, ndërsa e kundërta ka ndodhur për apartamentet 2+1”, është shprehur ai.
Periferitë mbeten zonat më të preferuara për apartamente me qira pasi ofrojnë ambjente deri në 50% më të lira nëse krahasohen me ambjentet në qendër të Tiranës./abcnews.al