Sezoni i fundit ishte shumë pozitiv për Real Sociedad. Baskët e mbyllën La Liga-n në vend të gjashtë, duke siguruar në këtë mënyrë kualifikimin në grupet e Europa League.
Ekipi po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri dhe së fundmi është prekur nga koronavirusi. Të gjithë anëtarët i janë nënshtruar tamponëve dhe përgjigjet kanë nxjerrë një rast pozitiv.
⚠️ ÚLTIMA HORA | La REAL SOCIEDAD anuncia un POSITIVO por #COVID19 en su plantilla.
? Se encuentra aislado.
A las 15:15 arranca #JUGONES pic.twitter.com/WuB4wma0eF
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 9, 2020
Ai nuk është lojtar, por pjesëtar i stafit teknik. Ky i fundit është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër, duke nisur karantinën në shtëpinë e tij. /abcnews.al