Eksperimenti politik në Itali…

schedule12:04 - 15 Maj, 2018

schedule 12:04 - 15 Maj, 2018

Italia prej disa kohëve po kalon një ngërç të fortë politik. Për të zgjidhur këtë po punohet për një koalicion qeverisës mes të djathtës dhe populistëve të majtë. Megjithatë duhet ende shumë punë për të përafruar programet qeverisëse të dy palëve.

Një skenar i tillë nuk ishte menduar përpara zgjedhjeve parlamentare në Itali, madje nuk ishte parashikuar edhe në rastin më të keq. Por kur vjen puna tek shërbimi ndaj vendit duhet lënë mënjanë krenaria politike. Presidenti Italian, Sergio Mattarella nuk i ka dhënë ende bekimin e tij aleancës që do të krijojë qeverinë në Itali, aleancës së Ligës së djathtë dhe lëvizjes Pesë Yje, populiste e majtë. Të dy partitë morën në zgjedhjet e 4 Marsit rezultate të mira dhe shumë të mira.

Në një analizë, Deutshce Welle shkruan se “një koalicion mes tyre do të ishte një eksperiment unik, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë: Do ishte një eksperiment, në të cilin të dy formacionet nuk do të duhej të bënim më shumë se sa të protestonin me zgjedhësit dhe të ngushëllonin për zhgënjimin ndaj “establishmentit politik”. Atyre do t’u duhet të tregojnë nëse janë të aftë të mësojnë, pra të qeverisin. Sepse, kudo ku kanë qeverisur partitë apo lëvizjet e këtij kombinimi, rezultati ka qenë i dobët- zhgënjimi i madh.

Nëse qeveria e përbërë nga Lega Nord dhe Pesë Yjet do të nxjerrë një program që ve në rrezik financat e shtetit dhe ul besueshmërinë e Italisë në BE, atëherë ajo do e ndjejë shpejt erën e ftohtë të tregjeve financiare. Ndërkohë, aktualisht dy partitë kanë kërkuar kohë që të përafrojnë programet e qeverisjes. Ndërsa për emrin e kryeministrit ende nuk është vendosur. Raportohet se dy forcat politike kërkojnë që ai të mos jetë politikan por akademik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!