Punonjësi i një firme që është duke ndërtuar një hidrocentral në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit” në Tropojë ka humbur jetën dhe për këtë, policia ka arrestuar fadromistin e po kësaj firme.
Viktima është një 49-vjeçar nga Bradasheshi i Elbasanit i punësuar në Çerem të Tropojës. Ai ishte duke punuar në brendësi të tunelit kur u godit aksidentalisht nga një fadromë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Flamur Allën, 45 vjeç, edhe ky nga Elbasani i punësuar në Tropojë.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al