Të marrësh vlerësime dhe elozhe nga Cristiano Ronaldo nuk është pak. Dejan Kulusevski është një nga afrimet e Juventusit në merkato. Bardhezinjtë arritën akordin me sulmuesin suedez që na janar, por vendosën ta linin te Parma për të mbyllur sezonin.
Pritshmëritë ndaj 20-vjeçarit janë të mëdha dhe ylli CR7 flet me superlativa për të në një prononcim për Aftonbladet. “Kulusevski është një talent i madh. Ai do të na ndihmojë shumë për të fituar dhe realizuar gjëra të mahnitshme në fushë.

Më pëlqen shumë ta shoh duke luajtur, është lojtar i shkëlqyer dhe ka një talent të jashtëzakonshëm. Mezi po pres të luaj përkrah tij dhe shpresoj të shënojmë shumë gola së bashku“, deklaron legjenda portugeze. /abcnews.al

