ISIS kërcënon me sulme Vatikanin dhe Botërorin e 2018-s

schedule11:57 - 15 Maj, 2018

schedule 11:57 - 15 Maj, 2018

Objektivat e reja të sulmeve teroriste nga ISIS, janë Botërori i futbollit që nis në Rusi në muajin Qershor si dhe Papa Françesku. Kreu i shërbimit inteligjent britanik deklaroi se vetëm në territorin britanik gjatë vitit janë parandaluar 17 atentate terroriste.

ISIS synon të kryejë sulme shkatërruese dhe komplekse në Europë pasi ka humbur territore në Lindjen e Mesme. Është ky alarmi që ka dhënë kreu i shërbimit britanik të inteligjencës Endrju Parker. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë mbledhjes me përgjegjësit e sigurisë europiane në Berlin. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që nga sulmi në Uesminster në 2017-n janë parandaluar 12 sulme. Por sipas mediave britanike rreziku i sulmeve prek dhe Botërorin e futbollit Rusi 2018.

Numri një i inteligjencës së brendshme britanike akuzoi Kremlinin për shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisburi në Mars të këtij viti. Parker përshkruan përpjekjen për vrasje si një veprim të qëllimshëm që rrezikon të transformojë Rusinë në një vend dhe më të izoluar.

Ditën e sulmit në Paris, të dielën e kaluar, nga terroristi çeçen Azimov, propaganda e shtetit islamik ka hedhur në rrjet një kërcënim të ri për Papa Françeskun: një fotomontazh të Atit të Shenjtë të ulur me një thikë në plan të parë që është gati ta godasë. Ndër të tjera sipas Sajt, që monitoron në rrjet mesazhete propagandës xhihadiste, në rrjet janë hedhur kërcënime të reja për sulme gjatë Botërorit 2018 në Rusi. Kremlini ka urdhëruar të gjitha fabrikat që përdorin material radioaktiv apo eksploziv, në vend, që të mbyllen për të shmangur që të kthehen në një objektiv të ndjeshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!