Aventura e Maurizio Sarrit ne stolin e Juventusit përfundoi shumë shpejt. Trajneri italian u shkarkua nga drejtuesit e bardhezinjve pas eliminimit nga Lyon në raundin e 1/8 në Champions League.
61-vjeçari nisi pushimet e parakohshme në datë 8 gusht, teksa kishte një kontratë deri në verën e vitit 2022 me kampionët e Italisë. Corriere della Sera raporton se Juventusi i ka propozuar një marrëveshje, por trajneri nuk ka pranuar.
Inati i shkarkimit nuk i ka kaluar ende dhe Sarri nuk pranon të ndërpresë marrëveshjen me rekordmenët e Italisë. 6 milion euro në sezon përfiton trajneri, teksa ekziston një klauzolë që i lejon Juves të ndërpresë kontratën një vit më herët për 2.5 milion euro, por kjo është e vlefshme vetëm nga qershori 2021.
Nëse Sarri vendos të marrë një vit pushim, ai do të vijojë të përfitojë rrogën sezonale të plotë (6 milion euro) dhe më pas do detyrojë klubin t’i paguajë edhe 2.5 milion euro të tjera në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al