“Produkt i punës së detyruar”, SHBA bllokon importin e pambukut e domateve nga Kina

schedule09:45 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:45 - 9 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë importin e pambukut dhe produkteve të domateve nga rajoni Ksinjiang i Kinës, pas pretendimeve se këto produkte janë prodhuar nga puna e detyrueshme.

Një zëdhënës i Departamentit kufitar dhe shërbimit doganor ka deklaruar se njoftimi për këto masa është bërë më 8 shtator, por është shtyrë për shkak të agjendave.

Këto veprime pritet të bëhen publike zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, bashkë me pesë ndalesa tjera. Një vendim i tillë pritet të tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet  mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Kjo pasi Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Pekinit për trajtimin e muslimanëve.

Kina ka mohuar keqtrajtimin e ujgurëve dhe ka deklaruar se këto kampe janë qendra të formimit profesional të nevojshëm për të luftuar ekstremizmin. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë javën e kaluar se kompanitë amerikane “po bëhen të vetëdijshme” për abuzimet e të drejtave të njeriut në provincën kineze. s.ba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!