Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë përfituar pagën e luftës (paketa financiare 1), të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare.
Në njoftimin e Tatimeve theksohet se sa shpejt të bëjnë saktësimin e të dhënave qytetarët, aq më shpejt do të marrin edhe ndihmën.
Njoftimi:
Ne vijim te komunikimit me publikun, per te mundesuar kalimin e mases se perfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bejme thirrje te gjithe individeve te perfshire ne listen bashkengjitur, te cilet per shkak te plotesimit te pasakte te te dhenave te tyre bankare, nuk kane marre masen e caktuar te përfitimit, që menjehere të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:
KLIKO KETU: Korigjimi i te dhenave bankare Paketa I dhe II
EMRAT/ Lista per saktesim Banke Iban
Drejtoria e Tatimeve shkruan se plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues.
N.D./abcnews.al