Trendi më i ri, pse zyrtarët në Tiranë zgjedhin të lëvizin me monopatina

schedule09:15 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:15 - 9 Shtator, 2020

Monopatina është trendi më i ri i qarkullimit në kryeqytet, i cili po pëlqehet shumë nga të gjithë.

Sot në ABC e Mëngjesit është diskutuar për këtë trend dhe tregtari Redin Muçaj ka deklaruar se djemtë janë ata që i preferojnë më shumë se vajzat. Ai ka zbuluar edhe çmimet e tyre, madje ka ndarë edhe detaje si për shembull bateria.

“250 deri në 280 euro një mesatare e tyre, pastaj ka edhe të tjera që shkojnë në 500 euro.  Ka më tepër djem se vajzat janë pak më të frikësuara. Nuk është mjet dembel, se në rast se të lë bateria do detyrohesh që t’i japësh në këmbë. Karikohet në çdo lloj prize nga 4 deri në 5 orë”, tha Muçaj.

Më tej, ai ka treguar se bën shitje të shumta, teksa ka theksuar edhe shkakun pse zyrtarët zgjedhin t’i përdorin.

“Bëj katër deri në pesë shitje në ditë. Një nga shkaqet që vijnë të blejnë sidomos zyrtarët është se nuk gjejnë parking, prandaj e kanë më të thjeshtë”, tha tregtari.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!