Turqia shtyn hapjen e shkollave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

schedule08:20 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 9 Shtator, 2020

Turqia do të rihapë shkollat vetëm për nxënësit e klasave të para dy ditë në javë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi është më i larti që nga mesi i majit kur u vendos karantina në vend.

Ministri i Arsimit, Ziya Selcuk, njoftoi muajin e kaluar se shkollat, të mbyllura që nga maji, do të hapen më 21 shtator.

Megjithatë, ai deklaroi se fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e klasave të para do të rifillojnë shkollën, ndërsa vendimi për pjesën tjetër do të merret në javët në vazhdim duke marrë parasysh situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Mësimi do të zhvillohet në kombinim, në distancë dhe online. Prindërit që nuk duan të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, mund të kërkojnë që fëmijët e tyre të vazhdojnë mësimin online”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!