Ish-kampioni i botës dhe fitues i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro, i ka thurur elozhe trajnerit të ri të Juventusit, Andrea Pirlo. Sipas ish-mbrojtësit, Pirlo ka objektiv kryesor fitimin e UEFA Champions League.
“Pirlo ka luajtur dhe ka fituar në nivele të larta, kështu që më duket e drejtë të thuhet se me atë objektivi numër një është Champions League.
Do të duhet t’i jepe kohë që të japë kontributin e tij, duke parë se jemi shumë afër fillimit të kampionatit dhe grupi nuk ka punuar shumë bashkë.
Megjithatë, Juventus mbetet një skuadër fituese, titujt janë pjesë e gjakut të saj dhe objektivat për t’u arritur janë të qartë. Sulmuesi? Do të jetë Pirlo që do të përcaktojë atë që është më i përshtatshëm.
Dëgjoj të përmenden emra cilësorë, nga Dzeko te Suarez dhe Cavani. Janë të gjithë lojtarë të mëdhenj dhe jam i sigurt se kushdo që të shkojë tek Juventus do ta përshtatë lojën e tij me kampionët e mëdhenj që janë që tani në ekip”, u shpreh Cannavaro./abcnews.al