Shembja e gurores në Pakistan lë të vdekur 17 persona dhe 11 të zhdukur

schedule09:25 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:25 - 8 Shtator, 2020

Shembja e një guroreje në një zonë të largët të Pakistanit  ka lënë të vdekur 17 persona dhe 11 të tjerë janë zhdukur, sipas njoftimit të policisë.  Arsyeja e shembjes mund të ketë qenë terreni i paqëndrueshëm për shkak të përdorimit të eksplozivëve të përdorur për të copëtuar gurin.

Forcat e ekip-shpëtimit, përfshirë ushtarët pakistanezë, kanë vazhduar kërkimet në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.  Gurorja ndodhet në Ziarat të Mohmand në pjesën perëndimore të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin. Zona është e njohur për mermerin e bardhë me cilësi të lartë, që shitet në Pakistan dhe eksportohet në vend të tjera.

Rreth 40 dhe 50 njerëz ndodheshin në momentin e shembjes, deklaroi shefi i policisë.

“Zakonisht punojnë një numër i madh njerëzish në këto miniera mermeri, por për fat të mirë shumica prej tyre kishin mbaruar punën dhe ndodheshin në shtëpi,” tha ai. s.ba/abcnews.al