Spanja bëhet vendi i parë Evropian që tejkalon gjysmë milion raste me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2, 440 raste të reja, duke e çuar në këtë mënyrë numrin e përgjithshëm të të prekurve në 525, 549.
Ministri i Shëndetësisë në Spanjë bëri me dije se vetëm të premten e kaluar janë regjistruar 98 viktima, ndërsa në total numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 29, 516 viktima.
Ndërkohë shton se numri i vdekjeve, mund të jetë i lartë për shkak të numrit të ulët të testeve.
/abcnews.al/