Endri Çekiçi është lojtari tjetër që flet rreth humbjes së sotme të Shqipërisë ndaj Lituanisë. Sulmuesi i Olimpija Ljubjana nuk u preferua nga Reja sonte dhe duhet të presë për të debutuar me ngjyrat kuqezi.
23-vjeçari tregon gatishmërinë e tij për kombëtaren, në lidhjen direkte në emisionin “Pressing” në ABC News. “Normalisht është trajneri që vendos, puna ime është të jem i gatshëm në çdo moment dhe të jap maksimumin kur futem në fushë.
Ky është grumbullimi i parë që kam ardhur në Shqipëri. E rëndësishme është që jam pjesë e grupit, çdo lojtar dëshiron të luajë, por e rëndësishme është që jam pjesë e grupit dhe do të jem i gatshëm gjithmonë për Shqipërinë“, thekson lojtari pogradecar. /abcnews.al