Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Djimsiti, ka folur në konferencë për shtyp pas humbjes 0-1 ndaj Lituanisë. Në fjalën e tij, mbrojtësi i Atalantas u shpreh:
“Nuk e prisja që do të luanim kaq keq, 11 futbollistë. Vetëm ata që u futën në fushë në pjesën e dytë bënë më mirë. Ne sot nuk ishim mirë, patëm fatin e keq, duhet ta pranojmë. Kur kundërshtari është më i fortë, e meriton fitoren.
Nuk besoj se kishim eufori, kishim lodhje fizike. Ka disa lojtarë që kanë kohë që nuk kanë luajtur. Unë dhe vetë kam dy javë e gjysmë që kam pasur probleme. Por prapë kundër Lituanisë, ne si Shqipëri duhet të fitonim. E kemi parë Lituaninë, është ekip që luan hapur dhe nuk ka çfarë të humbasin.
Jemi befasuar edhe në video-analizë nga mënyra si luante Lituania. Ka qenë një sezon fantastik i Atalantas, edhe për mua ka qenë shumë sezon i mirë. Normalisht, kur të arrish nivelin deri në gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Nuk mendova shumë për shiritin e kapitenit kur doli Hysaj, thjesht mendova për të barazuar ndeshjen. Nuk kemi pasur shumë vetë-besim për të luajtur me topin. Lituania bënte shumë presing dhe nuk kemi arritur të bëjmë 5 pasime bashkë”, u shpreh Djimsiti./abcnews.al