Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka ironizuar presidentin Ilir Meta për konsultimin e këtij të fundit me bashkëshorten e tij në cilësinë e kryetarës së LSI, Monika Kryemadhi për caktimin e datës së zgjedhjeve
Murrizi tha se me ndryshimet e arritura do të marrë fundit hiprokrizia për të zgjedhurit, ndërsa shtoi se ai bashkë me deputetët e opozitës do të garojnë me lista të hapura.
“Pasi u konsultuar me deputetë, kryetarë e familjarë ka caktuar datën e zgjedhjeve më 25 prill. 25 prilli do të jetë një event i shënuar përe zgjedhje të individëve që qytetarët besojnë dhe do i përfaqësojnë në këtë sallë. Hiprokrizia e të zgjedhurve në qese dhe babëzia e lëpirjes së kryetarëve do të marrë fund. E di që nuk i ka pëlqyer të gjithëve,. Unë bashkë me deputetë të opozitës do garojmë me lista të hapura.
Këtë e pres nga mazhoranca, edhe nga ata që kërkojnë listat të hapura 100%. Të jemi të barabartë në kutinë e votimit. Nuk ka numërues të diktuar nga i pari i qarkut. Pallavrat për një administratë apo tenderat e makinës akullore mos na i shisni ne dhe shqiptarëve. Duhet të bëjë administratë zgjedhore dhe të fuqizojmë kodin penal.
Edhe pak ditë ata që aspirojnë për të ardhur në pushtet e kanë nisur numërimin nga dje. Shqiptarët duhet të dinë që 25 prilli nuk është pushtet me rrotë por pushtet me votë.
Më kanë shkuar që shumë qytetarë që Majko të interesohet pranë ambasadës greke sepse janë pezulluar lëshimet e vizave. Nuk e dimë a është halli i detit”, tha Murrizi./m.v. abcnews.al