Konfuzioni në shpërndarjen e teksteve në Fier, vjen duke u rritur me afrimin e vitit të ri shkollor.
Për ciklin fillor problem janë librat e përdorur një pjesë e të cilëve janë të papërdorshëm duke detyruar prindër dhe nxënës t’i blejnë me paratë e tyre.
“Është gjuha dhe matematika që mungojnë pasi janë shumë të konsumuara si tekste janë të papërdorshme”, është shprehur një prind.
Nga ana tjetër, kategoritë që nuk përfitojnë tekste falas përballen me surpriza në çmimet dhe sasinë e librave.
Çmime të mbivendosura dhe tekste shtesë po rëndojnë buxhetin e prindërve. Kur të dy prindërit punojnë si në rastin e kësaj zonje nga Patosi, këto janë shpenzime të tepërta e të padobishme. Ajo po sorollatet mes shkollës dhe pikave të shitjes për të blerë tekstet e vajzës që shkon në klasë të tetë.
“Çdo vit rritet taksa e librave”.
Në gjithë këtë situatë, grumbullimi dhe mungesa e distancimit social, janë burim i përhapjes se koronavirusit./abcnews.al