Takimi i radhës mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë pritet të mbahet më 28 shtator.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç konfirmuan nga Brukseli se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.
Pas bisedimeve të zhvilluara mes dy palëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se u bisedua për asosacionin e komunave dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.
Para fillimit të bisedimeve, Hoti dhe Vuçiç, në një deklaratë të përbashkët, u zotuan se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE. /abcnews.al/

