Nga Xhensila Kodra
Nëna e Eglantina Bucit, Nafija, nuk e kishte parë të bijën që kur ajo ishte dy vjeçe. Ajo nuk e pa të rritej e nuk kishte asnjë foto të sajën. Jashtë kamerës, daja i Eglantinës rrëfen se mbesën nuk e kishte takuar asnjëherë të vetme, madje thotë ai, as fytyrën nuk ia kishte fiksuar.
Xhavidi tregoi për Abc News se motra e tij, Nafija, pas divorcit me Faikun në 1993-in nuk kishte takuar asnjë nga 4 fëmijët. Kjo, pasi dy vajzat dhe dy djemtë e Nafijes ishin ushqyer nga i ati dhe njerka me urrejtjen ndaj nënës.
Pas shumë vitesh ajo kishte mësuar se Eglantina ishte larguar nga banesa dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. I vetmi person që kishte takuar pak herë pas 17 vitesh ishte Elona, vajza tjetër. Historinë e Eglantinës e mësoi prej saj.
Lexo edhe: Vdekja ka shoqëruar familjen Buci: Vjehrra vrau nusen, pas Eglantinës vdiq dhe i vëllai
Siç mëson abcnews.al, për vite me radhë nuk rreshti së kërkuari për të bijën, lajmi i fundit që mori vesh fatin e Eglantinës, ishte viti 2018, kur iu mor një monstër AND-je. Ndërsa më 4 Shtator, mësoi se eshtrat e gjetura në “Malin me gropa” në 2012-ën, i përkisnin të bijës dhe se ishte vrarë nga i biri, Shkëlzeni. Tetë vite pas krimit, policia ra në gjurmët e tij, pas dëshmisë së një mikut të Shkëlzen Bucit.
Ai ishte dëshmitar në vrasje dhe u arrestua në 2017-ën për një ngjarje të ndodhur në Tiranë. Dëshmia e tij, e dhënë në fillim të Janarit të 2018-ës bëri që policia dhe prokuroria të rihapte hetimet. Dëshmitari i mbrojtur i kishte thënë grupit hetimor se njihej me familjen Buci dhe kishte dijeni që Faik Buci kishte bërë plan që të vriste të bijën.
“Shpesh e ndiqte me motorr. Një ditë vajza sapo zbriti nga autobuzi teksa shkonte tek shtëpia e xhaxhait të saj pa që i ati po e ndiqte. Për ti shpëtuar i humbi nga sytë dhe u fut mes një grumbulli njerëzish. Ditën që Shkëlzeni kreu vrasjen na mori të dyve në makinë. I kërkonte llogari Eglantinës. ‘Do të më tregosh gjithçka ke bërë dhe do të lë rehat të shkosh’. Vajza i tha se ja kishte treguar të gjitha”, është shprehur dëshmitari i mbrojtur.
Lexo edhe: “I ati kishte bërë planin e vrasjes”, dëshmitari: Eglantina më kërkoi ndihmë, i vëllai më kërcënoi
Ai ka treguar se kur po shkonin në “Malin me gropa”, Eglantina i kishte kërkuar ndihmë.
“Më tha ‘Foli këtij. Më ndihno. Ky nuk është mirë, do bëj ndonjë gjë. Nuk është në terezi’. Shkëlzeni i kërkoi llogari pse kishte ikur nga shtëpia. ‘Po lekët përse na i more’? Eglantina i tha ‘Ju më martuat me një njeri që nuk e doja. Lekët mi morën se më droguan’. Pas vrasjes Shkëlzeni më kërcënoj. Më tha ‘Iku një e mos të bëhen dy. Harroje këtë që pe e që ndodhi sot’. Më von më takoj edhe Faiku. Më tha ‘Se mos të merr koka erë e flet. Ke djalin për të rritur”.
Të dielën, gjykata caktoi arrest me burg për Faik e Shkëlzen Bucin. Ky i fundit është dënuar me 13 vite heqje lirie me akuzën e tentativës së vrasjes, për një ngjarje të ndodhur 3 vite më parë në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. /abcnews.al