Autoritetet në Francë bënë me dije se numri rasteve të reja ka arritur në 15,621 persona të prekur me COVID-19.
Ndërkohë Franca shënoi shifra të larta të rasteve të reja të premten me 9,000 raste.
Shifrat e larta të koronavirusit po shkaktojnë edhe situata të vështira në spitale, për shkak se siç njoftojnë autoritetet shëndetësore, shtretërit janë afër kapacitetit.
Pothuajse 70 shtretër në rajonin jugor të Bouches-du-Rhone janë plotësuar, bëjnë me dije autoritetet.
Sakaq ministri i Shëndetësisë Olivier Veran paralajmëroi se mund të rritet numri i personave në spitale, gjatë dy javëve të ardhshme.
“Nuk do të jetë masiv, por megjithatë do të ketë një rritje në të rasteve të rënda,” tha ai.
/abcnews.al/


