“Syri i Ciklopit”, një nga atraksionet që po tërheq përherë e më shumë vizitorë

schedule15:59 - 13 Maj, 2018

schedule 15:59 - 13 Maj, 2018

Në Elbasan ndodhet një që ka zgjuar kureshtjen e zhumë vizitorëve. Ai është Syri i Ciklopit dhe ka një legjendë për të. Megjithatë vendasit thonë se këtë pike atraktive po e ndotin inertet që zbresin nga hidrocentralet.

Ka një legjendë për humnerën poshtë shkëmbinjve të Krrabës. Aty ndodhet një liqen me ujë të smeraldtë. Thonë se është vendi, ku ciklopi dha shpirt.

Syri i tij i dha thellësinë dhe ngjyrën gropës, kurse zemra formën e saj.

Quhet  “Syri i Ciklopit” ose siç i thonë ndryshe “Gjurma e Ciklopit” mes Elbasanit dhe Tiranës  në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen.

Një formacion ujor 20 metra i gjerë dhe 12 metra i thellë. Një degë e Lumit Erzen, rrjedh në formën e një katarakti të vogël. Bashkë me formacionet e shkëmbinjve krijojnë një peizazh përrallor.

Eshtë  nga zbulimet e fundit të bëra nga aventurierët e natyrës. Në këto ditë të ngrohta ka vizitorë të shumtë.  Nga Tirana, Elbasani, qytetet përreth. Por dhe shumë turistë. Për ta është aventurë dhe sakrificë që të afron kënaqësi.

Por vendasit flasin me shqetësim. Ky banor thotë Syri i Ciklopit rrezikon të zhduket. Inertet qe vijnë nga hidrocentralet më lart kanë përfunduar në gropën e ujit.

Dikur ajo ishte 12 metra e thellë dhe për shkak të ndotjes ka shkuar dy-tre metra. Çka ka bërë të humbasë ngjyrën e pazakontë. Por njohuritë e fshatarëve vizitorët nuk i dinë dhe Syri i Cikllopit është kthyer në një destinacion për relaks dhe argëtim.

Përveç pamjes mahnitëse, ai krijon mundësinë të notohet gjatë ditëve të nxehta të verës. Por që ky vend t’i marrë vërtet vëmendjen e duhur i duhet mbrojtje nga shteti e nga njerëzit./abcnews.al