Pas Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

schedule08:17 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:17 - 7 Shtator, 2020

Në Bruksel ditën e sotme pritet të mbahet takimi Kosovë-Serbi.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në takim do të diskutohen çështje të kërkesave të ndërsjella ekonomike.

Takimi Kosovë-Serbi do të zhvillohet në orën 10:00.

Lexo edhe: Hoti: Në Bruksel do të bisedohet me palën serbe për njohje reciproke

Mësohet se shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell do të japë një deklaratë për shtyp, përpara fillimit të takimit, ndërsa përfaqësuesi i BE-së Mirosllav Lajçak do të japë deklaratën e tij në fund të takimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!