SHBA-BE-së: Pse nuk i hiqni vizat për kosovarët? Osmani: Vuçiç e shkeli paktin 24 orë pas firmosjes

schedule23:55 - 6 Shtator, 2020

schedule 23:55 - 6 Shtator, 2020

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Grenell shprehet se BE nuk duhet të ankohet, por t’u liberalizojë vizat që ua ka premtuar kosovarëve.

Në vend se të ankoheni, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vite” shkruan Grenell.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka akuzuar Presidentin serb Vuçiç se e shkeli marrëveshjen 24 orë pasi e firmosi.

Vuçiçit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të zotimeve që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën çnjohjeve dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, shkroi ajo Osmani në Twitter.

Presidenti serb tha sot se izraelitët janë “miq tanë, vëllezër dhe shpresoj se kështu do të mbetet dhe i lus edhe njëherë që të mendojnë se çfarë vendimi do të marrin”.

Po sot, Vuçiç theksoi se duhet pritur reagimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndaj liderëve të Kosovës, pasi Prishtina zyrtare tha se do të hapë së shpejti ambasadën në Jerusalem.

I kuptoj lojërat politike në të cilat dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman e pranon Izraelin, duke aluduar në Kosovën. Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj…Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit”, tha Vuçiç.db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!