“Vuaj prej dy vitesh, Challandes të më dënojë nëse do. Goli? Ia dedikoj nënës”

schedule23:40 - 6 Shtator, 2020

schedule 23:40 - 6 Shtator, 2020

Bernard Berisha realizoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 1-2 ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i majtë që aktivizohet me Akhmat Grozni në elitën e futbollit rus, gjeti golin e parë me Dardanët në ndeshjen e 17-të.

Dy vitet e fundit nuk është aktivizuar me Kosovën dhe festa që bëri pas golit krijoi polemika. 28-vjeçari nga Peja sqaron gjithçka në prononcimin e dhënë për Supersport, teksa ka një dedikim të veçantë për golin e shënuar.

Festa nuk kishte të bënte me trajnerin. Nuk kam luajtur asnjë minutë në dy vitet e fundit me Kosovën. Nuk e kisha me të, ai vendos dhe unë do të jem i gatshëm gjithmonë si një ushtar që vjen të kontribuojë për ekipin.

Do jem i gatshëm gjithmonë, nëse trajneri e ka marrë që gjesti im ishte për të, atëherë i kërkoj falje gjithë shikuesve dhe i them trajnerit të mos më grumbullojë për sfidën tjetër si masë disiplinore. Vetëm zemra ime e di sa kam vuajtur, pasi jam aktivizuar rregullisht në klubin tim.

Nuk kam asnjë kusht për të luajtur me Kosovën. Padrejtësi ndaj meje? Janë njerëz të tjerë që e vlerësojnë. Goli shkon për nënën time. Ka ditëlindjen sot, ka qenë e sëmurë dhe shpresoj të bëhet mirë. Kam vuajtur shumë në dy vitet e fundit, goli ia dedikoj nënës time“, përfundon Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!