Trajneri i Kosovës, Benard Challandes, ka folur për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) pas humbjes 1-2 kundër Greqisë. Në fjalën e tij, strategu zviceran u shpreh: “Jam i zhgënjyer paksa sepse bëmë gabime të panevojshme, në pësimin e të dy golave.
Humbëm lehtësisht topat dhe kështu humbnim ritmin tonë dhe kjo ishte arsyeja e humbjes. Berisha bëri një pjesë shumë të mirë, për mua ai i takon ekipit.
Nuk mund të them tani nëse e meritonte prej fillimit, sepse ne kemi disa zgjidhje të mira dhe kjo është situata, ne kemi lojtarë të mirë dhe kemi shumë zgjidhje.
Festa e Berishës? Po, ishte për mua gjesti i tij, nuk kam ndonjë problem personal me të (qesh), por s’ka gjë, ishte i emocionuar”, u shpreh trajneri Challandes./abcnews.al