11 shtatori nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Tramp do të ishte president.
Mbështetja për kreun e Shtëpisë së Bardhë vjen pikërisht nga mbesa e Bin Laden, ideatori i sulmeve ajrore ndaj kullave binjake në Nju Jork, dhe në Pentagon, që shkaktuan më shumë se tre mijë viktima.
Në intervistën e saj të parë në jetë, Nur Bin Ladin, 33 vjeç shpjegoi për Nju Jork post arsyet për mbështetjen ndaj Trump.
Ajo mbante një kapel të kuqe të fushatës së Trump gjatë bisedës me gazetaren.
Sipas vajzës së vëllait të Bin Laden, e cili ka ndërruar dhe një gërmë të mbiemrit pikërisht për t’u distancuar nga xhaxhai i saj, Isis u rrit gjatë presidencës Obama – Bajden dhe më pas u përhap në Europë.
Trump, thekson ajo, ka dëshmuar se si mbron vendin dhe amerikanët duke sulmuar terroristët para se ata të bëjnë diçka.
Mbesa e Bin Laden jeton në Zvicër por e konsideron veten shumë amerikane duke thënë se kur ishte fëmijë mbante në dhomë një flamur të madh amerikan.
Në kohën e atentateve ajo ishte 14 vjeç.
Ajo shpjegon se ishte ndjerë shumë keq dhe se Amerika nuk është aspak raciste pasi nuk ka pasur asnjë moment që familja e saj nuk është trajtuar me respekt.
Ajo pretendon se aktualisht lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe më e fortë fal presidencës së Trump.
Sipas një sondazhi, në Zvicër vetëm 18 për qind mbështesin Trump si president, por mbesa e Bin Laden e mbështet dhe në rrjete sociale.
Nur thekson se do të shkojë shumë shpejt në Nju Jork për të parë memorialin e ndërtuar aty kur dikur ishin kullat binjake të shkatërruara nga terroristët e drejtuar nga xhaxhai i saj, për të bërë homazhe për viktimat./abcnews.al