Osijek ka ndryshuar trajner dhe po mendon të bëjë përforcime të rëndësishme. Mes emrave të lakuar në mediat kroate është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi.
Pogradecari po paraqitet mirë në Slloveni me Olimpija Ljbjana dhe Osijek e ka vënë re dhe tani po mendon ta rikthejë në Kroaci.
Çekiçi ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb në të shkuarën, para se të transferohej në Slloveni. Në huazim ai ka luajtur edhe me Lokomotiv Zagreb. Për të më parë ka pasur interesim nga Spanjë dhe Turqia dhe tani është shtuar edhe pista kroate. /abcnews.al