Oyinda Akinfenwa është një stiliste nigeriane e cila është shumë e njohur falë aftësisë së saj për të bërë “mrekulli” me veshjet. Akinfenwa krijon fustane të cilët mund të modelohen në disa mënyra të ndryshme, duke iu përshtatur gjendjes shpirtërore si dhe për t’u dukur më me stil.
“Kur përpiqem të krijoj fustane si ky, ndonjëherë më duhen javë të tëra për të bërë diçka, por herë të tjera duhen ditë,”, është shprehur stilistja Akinfenwa, e cila drejton markën e saj “Janore”.
Ajo thotë se dëshiron të japë kontributin e saj në industrinë e modës, duke e bërë markën e saj “Jadore” të njohur në të gjithë botën: “Dizajnimi më bën të ndihem sikur jam në krye të botës sepse kështu iu tregoj të gjithëve atë që kam në kokë dhe të gjithë e duan këtë”. xh.d/abcnews.al