Policia e Vlorës ka goditur dy raste të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar në këtë mënyrë tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Autoritetet arrestuan në flagrancë kushurinjtë Abedin Jonuzin dhe Lejli Jonuzin, ndërkohë që shpallën në kërkim Xh. J. Të tre këta persona janë banues në Oshtimë.
Në banesën e tyre u gjetën 2800 fara kanabis sative, 167 fidanë-bimë kannabis sative, 169 bimë kannabis sativa, si dhe 132 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa, në gjendje të thatë e të grirë.
Gjithashtu në flagrancë u arrestua edhe Artur Aliaj, banues në Vlorë. Aliaj kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në Lapardha 55 bimë kanabis sativa.
Këto aksione të policisë së Vlorës janë në zbatim të të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike./abcnews.al