Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim vijon që të eksplorojë bukuritë shqiptare. Pasi shijoi jugun e vendit dhe preku nga afër bukuritë mahniste, Kim është zhvendosur në veri të vendit.
Diplomatja ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Lëpusha duke shprehur impresionet. “Malësia e Shqipërisë është vërtetë e bukur. Shpresoj që të rikthehem së shpejti” shkruan Kim./db/abcnews.al