KPK zbardh vendimin: Ja pse u shkarkua gjyqtari i Apelit të Durrësit

schedule16:19 - 12 Maj, 2018

schedule 16:19 - 12 Maj, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e shkarkimit të datës 13 prill të gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili nuk kaloi filtrat e Vettingut për shkak të burimeve të pajustifikuara të pasurisë.  Ai zotëronte tre apartamente, dy në Tiranë dhe një në Durrës, si dhe mbi 20 milionë lekë pasuri cash. Sipas KPK, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe kjo mund të provohet nga raporti që ka paraqitur ILDKPI. Gjyqtari i Durrësit ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk i justifikon dot shumat monetare. Vendimi përbëhet nga 29 faqe,  argumenton me detaje mungesën e burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e gjyqtarit. Po kështu gjyqtari ka bërë deklarimit të rremë, fshehje pasurie si dhe deklarim të pasaktë.  Gjithashtu KPK ka konstatuar deklarime të rreme në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes në një shumë të konsiderueshme të ardhurash. /abcnews.al