Tre vëllezër plagosën me armë një ditë më parë biznesmenin Ermir Simoni në Vaun e Dejës. Policia është vënë në kërkim të tyre pas ngjarjes që ndodhi të premten në lagjen “Ahmet Haxhija”.
Pronari i servisit të makinave në Laç të Vaut të Dejës u qëllua me armë zjarri, pasi një sherri mes autorëve dhe punëtorëve të tij.
42 vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas policisë disa persona kanë hyrë në servis dhe i kërkuan punëtorëve t’u rregullonin makinën me urgjencë.
Pas debatit mes palëve në servis ka shkuar pronari i cili tentoi të shuante konfliktin, por njëri nga agresorët e qëllon me pistoletë. /abcnews.al