Fero është një ndër emrat më të komentuar nga reperët shqiptarë, si për projektet muzikore ashtu edhe për deklaratat e tij.
Mirëpo, së fundit ai i ka lënë të gjithë pa fjalë me vendimin e papritur që ka marrë.
Në orët e para të ditës së djeshme, Fero ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “KaDeaWe”, në bashkëpunim me Capital Bra.
Ndërsa, fill pas kësaj, ai me anë të një postimi në Instagram deklaroi se nga sot nuk është askush menaxher i tij, por nuk sqaroi arsyen për këtë. Fansat e Feros kanë ngelur të surprizuar dhe kanë kërkuar më shumë detaje rreth kësaj deklarate. Gjithçka tashmë pritet të sqarohet me kalimin e kohës.l.k/abcnews.al