Shkëlzen Buci i akuzuar për vrasjen e motrës së tij 23-vjeçare 8 vite më parë, aktualisht ndodhte në burg. Policia dhe prokuroria kanë mundur të dokumentojnë krimin e tmerrshëm të 8 viteve më parë, ku familja vrau dhe groposi vajzën 23 vjeçare pasi nuk miratonin bashkëjetesën me të dashurin e saj.
Sipas organit të akuzës ekzekutimin e Eglantina Bucit e ka kryer vëllai i saj, Shkëlzen Buci duke e groposuar më pas në Malin me Gropa.
Mirëpo, ndaj Bucit, që rëndon akuza e vrasjes së motrës, u arrestua në vitin 2017 me bashkëpunëtorët e tij për një tjetër krim të tmerrshëm dhe është dënuar me 13 vite burg nga gjykata e Tiranës.
LEXO EDHE: Eglantinën e vrau i vëllai pas bashkëjetesës me të dashurin: Çfarë zbuloi ADN-ja
Çfarë ndodhi në vitin 2017:
Ai do të vriste aktorin Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur, kundrejt një shume prej 80 mijë eurosh.
“Kemi zbardhur dhe dokumentuar tërë mekanizmin e ngjarjes, që është një vrasje me pagesë mbetur në tentativë nga një grup i strukturuar kriminal. U arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, nga porositës, ekzekutori dhe ndihmësit. Ervin Zallumi është personi që ka porositur vrasjen e shtetit Mishel Prela, i cili ka paguar 80 mijë euro për vrasje, shumë që do ia jepte Shkelzen Bucit, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë dhe ekzekutori”- njoftoi kreu i policisë Tiranë në 2017.
Policia njoftoi asokohe se Shkëlzen Bucit që ishte në rolin e ekzekutorin iu sekuestrua arma e krimit. Ndërkohë u kap Miklar Tola, bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes dhe Ermir Tola, vëllai i Miklarit, pjesëtar aktiv i grupit kriminal.
Përgjimi i një bisede ka qenë një nga provat më të forta të prokurorisë që çoi pas hekurave Bucin.
Në bisedë e zhvilluar mes të akuzuarit si autor i krimit, Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij, Ervin Zallumi dëgjohet teksa ky i fundit i vë në dispozicion armën e krimit. Përgjimi është bërë përmes një aparati celular nga vetë Buci, të cilit i ishin premtuar 80 mijë euro për vrasjen. Në bisedë Zallumi jepte instruksione për krimin.
Përgjimet mes Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi:
B: “Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ik për në shpi ai më kupto, në makinë diku”.
A: “Po”.
B: “I shko me motorr tek dera, pam-pam-pam, mbaro punë dhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia”.
A: “Po, e marr vesh”.
B: “Mund të jepet mundësia kudo. Jo e kam idenë këtu. Që mos më humb shumë kohë. Më kupto, këtu e kisha hallin. Që të mos humbium shumë kohë”.
A: “Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare”.
Me tej bashkebiseduesit pretendojnë se është koha më e përshtatshme për shkak të situatës politike.
A: “Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…”
B: “Kjo është pra ideja o burrë, pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thashë”.
A: “Tashti shko, bam-bam, mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici. Nuk funksiono as një gjo. Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknikë, çdo gjë teknike. Nuk ka as kontroll, as postoblloqe”.
B: “Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkojë. I bie një herë pa zhurmë o burrë, që mos bëjmë rrëmujë a më kupto”.
Në vijim të bisedës Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi diskutojnë se si duhet të largohen nga vendi i krimit dhe si të ruhen nga kamerat.
A: “Këto 10 ditë o vlla. Në momentin që do vijë nuk ka nevojë me ik me shpejt. Bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh dhe me biçikletë. I hypën biçikletës edhe… Tani duhen gjëra mos me ra në sy. Se me qenë me motorr të madh. Yyyy motorri i madh është kot”.
B: “Ti thu nuk bo punë motorri i madh?”
A: “Po jo o burrë, ça thu. Pse me rreziku kot, kamikaz”.
A: “Thjesht domethënë. Edhe ruj një çik zonën, ku ka kamera, ku nuk ka kamera. Në momentin që do ikësh, mos hiq kapelen ku ka kamera. Ku e shef se ka kamera, se ka biznese ene gjona, se duken kamerat”.
B: “Normal. Në qoftë se ashtu, këtë po e hudh unë, në qoftë se ashtu. Un do e përdor me doreza”.
A: “Po pra do ta pastrosh mirë”.
g.v/abcnews.al