Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Vaksina ruse jep rezultate pozitive

schedule09:21 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:21 - 5 Shtator, 2020

Një vaksinë kundër  Covid-19 e zhvilluar dhe testuar në Rusi,  gjeneroi nivele të larta të antitrupave neutralizues. Pavarësisht se vaksina shpesh shkaktonte efekte anësore të tilla si ethe, ato efekte ishin kryesisht të lehta, sipas të dhënave të botuara të premten në revistën mjekësore The Lancet, raporton CNN.

Rusia u përball me kritika kur njoftoi në gusht se kishte zhvilluar vaksinën e parë të koronavirusit, të aprovuar për përdorim publik, madje edhe para se të kishin përfunduar provat vendimtare të Fazës 3.

Në studimet e Fazës 1 dhe 2 të vaksinës, e cila quhet Sputnik V, të gjithë 76 pjesëmarrësit në studim zhvilluan antitrupa ndaj virusit. Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që njerëzit kishin pasi u rikuperuan natyrshëm nga Covid-19, sipas studimit.

“Rezultatet tregojnë se vaksinat gjithashtu prodhojnë një përgjigje të qelizave T brenda 28 ditëve,” shkruajnë studiuesit.

Nevojiten prova më të mëdha

“Të dhënat mbi studimet e vaksinave ruse të raportuara në The Lancet janë inkurajuese”, tha Brendan Wren, profesor i patogjenezës mikrobike, London School of Hygiene and Tropical Medicine. Në studim, gjysma e pjesëmarrësve kishin ethe dhe 42% kishin dhimbje koke. Për më tepër, rreth 28% kishin lodhje fizike dhe 24% kishin dhimbje të kyçeve.

Studiuesit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji në Rusi morën miratimin në 26 Gusht për të zhvilluar një provë të Fazës 3, e cila pritet të ketë 40,000 vullnetarë, sipas një njoftimi për shtyp nga The Lancet./so.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!