Dani Ceballos do të vijojë të jetë pjesë e Arsenalit. Mesfushori spanjoll erdhi në huazim nga Real Madrid verën e vitit të kaluar dhe shënoi 2 gola në 37 ndeshje të zhvilluara me “Topçinjtë”.
24-vjeçari fitoi FA Cup dhe Superkupën e Anglisë me ekipin londinez, fanellën e të cilëve do e mbajë veshur edhe sezonin e ardhshëm.
? Dani Ceballos has rejoined us for a second successive season-long loan from Real Madrid!
— Arsenal (@Arsenal) September 4, 2020
Drejtuesit e Arsenalit kanë arritur akordin me homologët e “Los Blancos” për të zgjatur edhe për një vit huazimin e lojtarit ofensiv, i cili konsiderohet i rëndësishëm nga trajneri Arteta. /abcnews.al