Një tarifë prej 20 për qind për të gjitha automjetet e importuara në shtetet e bashkuara të amerikës nga Europa dhe pjesa tjetër e botës. Është kyr propozimi më i ri i presidentit amerikan Trump, që pritet të ngjallë shumë polemika.
Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të vendosë një tarifë prej 20% në automjetet e importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Europa dhe pjesa tjetër e Botës. Sipas Uall Street Journal, Trump ka propozuar këtë tarifë jatë takimit në shtëpinë e bardhë me drejtuesit e firmave kryesore prodhuese të automjeteve në botë, duke shtuar se do të aplikojë në automjetet e importuara rregulla më të ashpra për sa i përket emetimit të gazrave.
Në bazë të marrëveshjeve të firmosura në kuadër të organizatës botërore të tregtisë, automjetet e importuara në shtetet e bashkuara të amerikës kanë një tarifë prej 2.5%, ndërsa kamionët 25%. Por tarifat doganore nuk aplikohen nëse vendi I origjinës së automjeteve ka një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Propozimet e Trump i shtohen vendimeve të marra nga Shtëpia e Bardhë por rrezikojnë të përplasen me ato të Kalifornisë, shtet që ka fuqinë të vendosë standartet e tij. Në fakt ky shtet ka hedhur në gjyq Uashingtonin, për vendimin e anulimit të masave të aprovuara nga ish presidenti Obama për emetimet e gazrave. Cdo gjë ndodh në një kohë kur Shtetet e Bahskuara të Amerikës po rinegociojnë me Kanadanë dhe Meksikën. Marëveshjen e Amerikës veriore për tregtinë lirë, e cila vendos se cilat automjete mund të qarkullojnë pa paguar tarifa.
Uoll strit Xhornal raporton se gjatë takimit të së premtes, anëtarë të administratës Trump u shprehën se Uashingtoni do përpiqet të mbushë boshllëkun e lënë nga Kalifornia. Bëhet fjalë për një sinjal inkurajues për industrinë e automjeteve që do të shmangë përballjen me një sistem me standarde të dyfishta. /abcnews.al