Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja.
Mjekja u nda nga jeta pasi ishte e infektuar me covid-19.
Mësohet se Kraja trajtohej në shtëpi për sëmundjen por gjendja e saj u rëndua për shkak të trompozës.
Ajo u transportua menjëherë në Spitalin e Shkodrës por fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën për jetën.
Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës.
Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.
N.D./abcnews.al