Sëmundjet e zemrës, mjekët apel qytetarëve: Mos neglizhoni dhimbjen e gjoksit e marrjen e frymës

schedule17:57 - 4 Shtator, 2020

schedule 17:57 - 4 Shtator, 2020

Nuk vret vetëm Covid 19.  Sëmundjet e zëmrës janë një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në vend. Mjekja kardiologe në Spitalin Hygeia , në Tiranë,  Jorida Djamandi këshillon qytetarët të kërkojnë ndihmën e specialistit nëse kanë këto shqetësime.

“Pacientët duhet të jenë alert kur kanë dhimbje gjoksi, marrje fryma, djersë të shtuar. Nuk duhet t’i neglizhojnë simptomat, por ne i presim në spital”, shprehet ajo.

Me hyrjen e shtatorit mjekja Djamandi thotë se në spitalin Hygeia është shtuar dhe fluksi i pacientëve.

“Situata në vjeshtë ndryshon, sepse temperaturat fillojnë dhe freskohet, patologjitë kardiake bëhen pak më të shpeshta. Situata në spitalin tonë paraqitet disi i ngarkuar, kjo për shkak të situatës së pandemisë në vend, pasi edhe janë të frikësuar”, tha më tej ajo.

Të gjithë ata që kanë probleme me zemrën në  spitalin Hygeia mund të kryejnë një kontroll të plotë dhe të përfitojnë nga paketat e kontrollit kardiak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!