Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpresat kuqezi në fushë kundër Austrisë, njihuni me formacionin zyrtar

schedule17:38 - 4 Shtator, 2020

schedule 17:38 - 4 Shtator, 2020

Shqipëria U-21, e njohur ndryshe si Shpresat, do të zbresin sot në fushë në orën 18:30, në transfertë kundër bashkëmoshatërëve të Austrisë. Kjo është një sfidë shumë e vështirë për kuqezinjtë tanë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit.

Alban Bushi, trajneri i kombëtares U-21, ka zgjedhur Gentian Selmanin si portier titullar. Marku do të rreshtohet në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa Adolfo Selmani dhe Bajrami në qendër të mbrojtjes.

Ismajlgeci do të luajë në të majtë të prapavijës. Çelhaka dhe Kallaku do të luajnë para mbrojtjes, ndërsa Xhixha dhe Mihana në krahët e mesfushës. Tuci do të luajë si fantazist, mbrapa sulmuesit të vetëm Giacomo Vrioni./abcnews.al



Shqipëria U-21 (4-2-3-1): G. Selmani, Marku, A. Selmani, Bajrami, Ismajlgeci, Çelhaka, Kallaku, Mihana, Xhixha, Tuci, Vrioni. Trajner: Alban Bushi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!