Rikthimi i tifozëve, Prefektura vendos lejimin e tyre në ndeshjen e PSG

schedule17:07 - 4 Shtator, 2020

schedule 17:07 - 4 Shtator, 2020

Ligue 1 ka luajtur dy javët e para, teksa PSG, që ishte i impenjuar në Champions League (humbi finalen ndaj Bayern Munchen), nuk ka zbritur akoma në fushë. Nënkampionët e Evropës do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Lens në transfertë.

Sfida e programuar për t’u luajtur në datë 10 shtator (21:00) do të zhvillohet me tifozë. Rreth 5 mijë persona do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Stade Bollaert-Delelis”.

Prefektura e Pas-de-Calais ka marrë një vendim të tillë dhe rikthimi i tifozëve në stadium është zyrtar. Sigurisht një rikthim gradual, teksa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në ndeshje të tjera të kampionatit francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!