Ministri gjerman pas takimit me Ramën: Të mirëpritura reformat

schedule16:49 - 11 Maj, 2018

schedule 16:49 - 11 Maj, 2018

 

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama ministri gjerman i shtetit për çështjet europiane Michael Roth ka komentuar në një postim në rrjetin social. “Takim me të vërtetë i mirë me kryeministrin Edi Rama në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shumë të mirëpritura reformat e vazhdueshme të qeverisë. Le të vazhdojmë. Ju mund të mbështeteni tek ne” -thotë ministri Gjerman Roth, i cili e mbyll komentin e tij  me tre flamuj, atë shqiptar të Bashkimit Europian dhe flamurin gjerman. /abcnews.al