Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re.
I proceduar ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i akuzuar për tubim të paligjshëm. Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se pushimi i çështjes ka ardhur për shkak të mungesës së provave.
“Kam qenë në protestë 418 ditë. Ose duhet të më bëjnë 418 gjyqe ose se kam shkelur asnjë ditë. Janë disa procedime për mua dhe për banorët. Ajo çka vërteton ky vendim, dhe kërkesa e prokurorisë për të pushuar çështjen janë mekanizma të qeverisë për të manipuluar. Nuk kanë as prova, as fakte. Sot vijnë këtu dhe thonë pushojnë çështje, sepse nuk kanë prova për asnjë çështje. Të kesh prova, duhet të ketë krim, këtu nuk ka pasur krim. Është Edi Rama ai që ka vjedhur dhe ushtruar dhunë ndaj banorëve të Unazës”, u shpreh Balliu. g.v/abcnews.al